Site icon Telegrafi

Gjendja e të lënduarve në aksidentin në Gjilan është stabile

Tre të lënduar rëndë në aksidentin e Gjilanit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa gjendja e tyre është stabile.

Kështu ka thënë doktor Naser Syla shef i ndërrimit në Qendrën Emergjente, i cili bëri me dije që ndodhë mund të sillet në QKUK edhe rasti i katërt nga spitali i Gjilanit.

Mësohet se nga aksidenti në qendër të Gjilanit një person ka vdekur kurse 23 janë të lënduar.

Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar tri raste nga spitali i Gjilanit të lënduar në aksident komunikacioni , mosha e tyre është moshë mesatare prej 40 deri në moshën 70 vjeçare. Ka prezantim të rënda trupore, por gjendja e tyre për momentin është stabile. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura që kanë qenë të nevojshme për këta pacientë, ndërsa tash do t’i dërgojmë nëpër klinikat adekuate për trajtimin e mëtutjeshëm. Lëndimet janë më tepër në kokë, mirëpo mund të themi se janë lëndime të rënda, edhe pse gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Të lënduarit në trajtim aktualisht në QKUK janë: Lumnie Sahiti(1972) nga Malisheva, Naser Nuhiu(1967) nga Vitia dhe Fatime Islami (1936) nga Gjilani.

Aksidenti ka ndodhur kur një kamion pasi që nuk ka mundur të frenojë ka goditur shumë vetura dhe njerëz.

Sipas Policisë ngasësi i kamionit është ndaluar nga Policia.

Exit mobile version