Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shteti po zhvillohet pa pengesa, përveç se në disa vende korsitë janë të lagura, sidomos në drejtimet: Koçani-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) udhëzon shoferët të jenë të vëmendshëm gjatë drejtimit të automjetit, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalet rrugore.

Vëmendje të posaçme të kenë ato automjete që lëvizin nëpër gryka mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/