Site icon Telegrafi

Gjendja e këngëtares Fifi pas aksidentit në xhirimet e klipit (Foto)

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi ka pësuar një aksident të vogël gjatë ditës së sotme (e enjte).

Gjatë kohës sa po realizonte xhirimet e klipit, Fifi fatkeqësisht është aksidentuar, duke lënduar gjurin e saj.

Si pasojë e kësaj ndodhie, këngëtarja përfundoi në spital, ku mori trajtimin e menjëhershëm mjekësor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për të qetësuar fansat, Fifi ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja, dhe faktin se tani është shëndosh e mirë”.

“Na ndodhi edhe kjo.. mos u shqetësoni djema, unë jam mirë.. Nuk ishte prej atyre aksidenteve që vdes dikush ..ose që lëndohet dikush e ngel sakat.. ja u çepëm i çik dhe n’rregull jemi. Zoti ju ka bekuar juve dhe mua”(sic.), shkruan Filloreta në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

|

Exit mobile version