Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në Zubin Potok, dyshohet për vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se babai i tij është gjetur pa shenja jete (dyshohet se ka bërë vetëvrasje).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:15, në Zubin Potok.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, njësit relevante edhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës si dhe është gjetur një pushkë M-48 që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se babai i tij është gjetur pa shenja jete (dyshohet se ka bërë vetëvrasje).  Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktima si dhe është gjetur një pushkë M-48 që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/