Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në kamp-shtëpizën e tij në Podujevë

Një person është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij të martën në Podujevë.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Podujevë 13.12.2022 – 10:06. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/

Exit mobile version