Një person i moshës 47-vjeç është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, ku policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në krevat në shtëpinë e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me datë 03.12.2022, rreth orës 23:30 policia është informuar se në rrugën ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtëpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete”, ka thënë Rugova.
Rugova ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”. /Telegrafi/