Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në Podujevë

Foto: Arkiv

Një 46 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Podujevë, këtë të shtunë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se viktima nuk ka shenja dhune dhe trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai.

 

Exit mobile version