Telegrafi

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij ambasadori i Kinës në Izrael

Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei, ka vdekur në ashtëpinë e tij në  Tel Aviv.

Z. Du, 58 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij dhe shkaku i vdekjes ende nuk është raportuar, transmeton Telegrafi

Atë e kishin emëruar ambasador gjatë muajit shkurt, pasi kishte shërbyer më herët si i dërguari i Kinës në Ukrainë.

Ambasadori ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij nuk besohet të ketë qenë me të në Herzliya, që është periferia e Tel Avivit, ku ai e kishte shtëpinë.

Një zëdhënës i policisë izraelite i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Si pjesë e procedurës së rregullt, njësitë policore janë në vendin e ngjarjes”.

Kanali 12 TV i Izraelit, duke cituar burime të paemëruara mjekësore, bëri të ditur se indikacionet fillestare janë që Z. Du ka vdekur në gjumin nga shkaqe natyrale. /Telegrafi/