Në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, sot në mbrëmje është gjetur një trup i pajetë, i cili dyshohet të jetë i Shqipdon Alijës nga Lipjani, i cili rezultonte i humbur që nga data 14 tetor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kane ndihmuar policinë të gjejnë vendodhjen e personit./Telegrafi/