Personi i raportuar si i zhdukur ditë më herët, Rrustë (Halil) Rexhepaj (1972) nga Raushiqi me banim në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë, është gjetur sot i vdekur në afërsi të parkut të qytetit në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndryshe, lidhur me rastin në fjalë, Telegrafi ka raportuar edhe më herët.
Rrustë Rexhepaj, mëngjesin e 16 majit kishte dalë nga banesa e vëllait të tij, Besimit duke i lënë të gjitha dokumentet dhe paratë në banesë.