Site icon Telegrafi

Gjendet trup i pajetë në rrugën Pejë-Rugovë

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se personi është gjetur në ujë të vendi i quajtur “bazeni”.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot me datë, 08.12.2021, rreth orës 08:00, Policia është informuar se ne rrugën Pejë-Rugovë, tek vendi i quajtur te “bazeni”, është një person në ujë, menjëherë njësitet kompetente kanë dalë në vend ngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi  është pa shenja jete, në vend ngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit”, tha Rugova. /Telegrafi/

Exit mobile version