Site icon Telegrafi

A gjendet Prigozhin në samitin e Putinit në mes të Rusisë?

Në një llogari të Telegramit është publikuar një imazh i kreut të grupit mercenarë rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ky i fundit është fotografuar në samitin ruso-afrikan në Shën Petersburg, të organizuar nga presidenti Vladimir Putin, vetëm një muaj pas dështimit të grusht shtetit në Rusi.

Lexo po ashtu Si po e përdor Lukashenko grupin Wagner për të "shtrydhur" Putinin?

Në dy fotot që qarkulluan në rrjetet sociale të enjten, ai shihet i veshur me xhinse dhe një këmishë të bardhë, raporton cnn.

Në foton e parë, Prigozhin shihet duke shtrënguar duart me një delegat afrikan. Sipas All Eyes on Wagner, zyrtari afrikan është shefi i protokollit të Faustino Tuadera, presidentit të Republikës së Afrikës Qendrore.

Prigozhin me sa duket është në Shën Petersburg, pavarësisht se ka pranuar të shkojë në Bjellorusi pas një rebelimi të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

Në një foto tjetër, Prigozhin i veshur me të njëjtat rroba, shihet duke shtrënguar duart me “drejtorin e mediave afrikane”.

Lexo po ashtu Kreu i CIA-s: Putini do t’i hakmerret Prigozhinit

Pas publikimit të fotografisë së Prigozhinit në Telegram, grupimi që quhet “Orkestra e Telegramit të Wagner”, tha se po merr meritat për grusht shtetin ushtarak të organizuar në Niger, i cili ndodhi përpara samitit të Shën Petersburgut.

Javën e kaluar, qindra mercenarë të Wagnerit arritën në Republikën e Afrikës Qendrore. Të diele, shteti afrikan do të mbajë një referendum kushtetues që mund t’i japë fund kufizimit të mandatit presidencial, duke lejuar Touaderan të rikandidojë për president. /Telegrafi/

Exit mobile version