Një person është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, në Zubin Potok.
Sipas raportit, në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime. /Telegrafi/