Një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/