Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:44 në fshatin Sine, Istog.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/