Një person ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga një familjar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:25, në Prizren.
Siç thuhet në raport, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij nga një familjar, vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/