Një person është gjetur pas shenja jete nga familjarët e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:10 në rrugën “Venet Bajrami”, në Prishtinë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/