Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në fshatin Dumnicë e poshtme të Podujevës.

Viktima është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raporti./Telegrafi/