Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:30 policia është njoftuar se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dal policia dhe emergjenca, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, tha Gashi.
Ai shtoi se rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML. /Telegrafi/