Një person ka informuar se në shtëpinë e tyre kishte gjetur vëllain e tij pa shenja jete.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:25 në rrugën “Mehmet Bajraktari”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë e tyre kishte gjetur vëllain i tij, pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore, mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raport. /Telegrafi/