Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete, në Malishevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:15.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/