Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete, në Malishevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:15.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/