Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jetë në një lum në fshatin Mosnicë të Leposaviqit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”,  thuhet në raport. /Telegrafi/