Një person është gjetur pa shenja jetë në një lum në fshatin Mosnicë të Leposaviqit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/