Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:45, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version