Një femër është gjetur pa shenja jete në Podujevë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:12.
Tutje bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
“Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/