Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e hënë në Pejë.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për Obduksion. /Telegrafi/