Një person është gjendur i vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, personi është gjendur i shtrirë, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një infomacion se në fshatin Vitomiricë, një person është gjendur i shtrirë dhe pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova.
Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes. Ndërsa policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/