Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në Liqenin e Badocit, ishte raportuar i zhdukur dy ditë më parë

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në Liqenin e Badocit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo po ashtu Zhduket një person në Lipjan

Ajo ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badocit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka deklaruar se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin me inicialet G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit. /Telegrafi/