Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:40, në Shtime.
Siç thuhet në raport, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/