Telegrafi

Një 24 vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, në rrethana të dyshimta

Një 24 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij sot rreth orës 05:30 në Pejë.

Telegrafi mëson se 24 vjeçari i cili është gjetur sot i vdekur në banesën e tij, është nipi i një personi tjetër i cili ditë më parë ishte gjetur pa shenja jete në rrugën “Sali Xhuka” në Pejë.

Lexo po ashtu Një person gjendet pa shenja jete në Pejë

E rastin e së mërkurës, ku 24 vjeçari është gjetur i vdekur e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, policia është njoftuar dhe menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, ne vend ngjarje siç tha Gashi kanë dal dhe emergjenca me ç’rast mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 05:30 policia është njoftuar nga familjarët që e kanë gjet viktimën në banesë të shtrirë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu dhe emergjenca dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i rastit urdhëroi që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion. Ndërkaq, rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’ “, ka thënë Gashi. /Telegrafi/