Një person është gjetur sot pa shenja jete në një shtëpi në Pejë, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Kuvendi i Lezhës”. Ndërkaq lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 15:55 Policia është njoftuar së në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë është gjetur një person pa shenja jetë në një shtëpi”, është shprehur Gashi.
Ai tha se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes janë hetuesit që po merren me rastin.
Në anën tjetër, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vetëvrasjen e një të riu. /Telegrafi/