Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një person pa shenja jete në Lipjan.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
“Lipjan 22.10.2020. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/