Një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:05, në Kaçanik.
Siç thuhet në raport, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/