Policia e Kosovës bën të ditur se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Rasti ka ndodhur të enjten në Podujevë, në ora 13:30.
“Podujevë 07.03.2024 – 13:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/