Site icon Telegrafi

Gjendet një grua pa shenja jetë në Gjakovë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një person ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:20, në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version