Telegrafi

Gjendet mjet shpërthyes në stadiumin e Feronikelit

Një mjet shpërthyes është gjetur në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës që ka dërguar raportin ditor.

Një person që ishte duke punuar në stadiumin në Drenas kishte parë mjetin shpërthyes dhe ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Menjëherë në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe FSK të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në stadiumin e lartcekur ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyer”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, kurse njësia e FSK-së të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. /Telegrafi/