Telegrafi

Gjendet mjet shpërthyes në lagjen “Dardania” në Pejë, flasin nga Policia

Foto: Ilustrim

Në lagjen ‘Dardania’ në Pejë, gjegjësisht në rrugën ‘Ardian Krasniqi’, po dyshohet mjet shpërthyes.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, si lokacion të dyshimtë lejuar të marrin pamje.

Policia Rajonale e Pejës, është deklaruar për rastin.

“Është gjetur mjet shpërthyes. Policia e ka siguruar perimetrin dhe jemi në pritje të njësiteve të specializuara për deminim, në kuadër të ushtrisë. Mjeti është gjetur nga qytetarët që e kanë paraqitur rastin në polici”, tha toger Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës. /Njeshi/