Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Pejë 20.05.2024-NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare…Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/