Një femër është gjetur pa shenja jete në një banesë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:39 në rrugën “Adem Jashari”, në Pejë.
Tutje në raport bëhet e ditur se njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Hetim i vdekjes. Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/