Telegrafi

Gjendet 16 vjeçarja e raportuar si e zhdukur ditë më parë në Podujevë

Foto: Ilustrim

Ditë më parë, është raportuar për zhdukjen e një vajzë 16 vjeçare nga Podujeva, për të cilën familja nuk kishte dijeni se ku gjendet dhe nuk kishin pasur kontakt.

Ngjarja ka ndodhur më 25 janar rreth orës 21:00.

Ndërsa, në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se vajza në fjalë është gjetur.

Në stacionin policor është shoqëruar po ashtu edhe i dyshuari, mashkull kosovar, i cili dyshohet të ketë shkuar e mitura.

“Me datë 30.01.2021 është gjetur viktima femër, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Po ashtu, në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/