Telegrafi

Gjendet 12 vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë

Foto: Arkiv

Një vajzë 12 vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e 12 vjeçares është shumë mirë, dhe e njëjta i është kthyer familjes.

“Po vajza e raportuar e zhdukur është gjetur dhe e njëjta është shumë mirë dhe është në familjen e saj”, ka thënë Rugova.

Ndryshe në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhej e ditur zhdukja e 12 vjeçare e cila kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer më.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/