Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas të Izyum, derisa lufta për kontrollin e zonës është ndezur.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ndërtesa pesëkatëshe u shemb në mars derisa banorët u fshehën në bodrum nga bombardimet ruse.
Por ekipet e shpëtimit vetëm tani kanë arritur të arrijnë në ndërtesë, tha një zyrtar lokal për BBC.
Dhe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi një tjetër ndërtesë në të njëjtën rrugë ishte vënë gjithashtu në cak.
“Ne e dimë se kishte njerëz atje gjithashtu. Puna e kërkimit po vazhdon dhe mendoj se do të mësojmë së shpejti numrin e mëtejshëm të viktimave”, tha kryebashkiaku i Izyum, Valeriy Marchenko.
Rusia mori kontrollin e Izyum më 1 prill dhe trupat e kanë pushtuar qytetin që atëherë.
Marchenko tha se kur ndërtesat u sulmuan, trupat ruse kishin marrë nën kontroll gjysmën e qytetit.
Ndërsa trupat u përpoqën të përparonin, ata qëlluan drejt ndërtesës ku janë nxjerrë tani trupat.
Ekipet e shpëtimit arritën vetëm tani të arrinin, pasi blloku i apartamenteve ishte në një zonë të pushtuar të qytetit.
“U bë e mundur vetëm disa ditë më parë që Shërbimi ynë Shtetëror i Urgjencës të arrinte atje dhe të fillonte të gërmonte në rrënoja”, tha ai. /Telegrafi/