Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, të premten në ora 10:50.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e deminimit të KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera. /Telegrafi/