Telegrafi

Gjenden mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës, policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Një person derisa po i pastronte varrezat e të afërmve të tij (siç është zakon për festa) në fshatin Leshan të Suharekës, ka hasur në disa mbetje mortore.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, nuk dihet ende asgjë në lidhje me këto gjetje, mirëpo siç tha ai me rastin po merret njësia e krimeve të luftës si dhe është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Një person sot ka shkuar në fshatin e tij në Leshan të Suharekës, siç është zakon për festa, ka hasur në disa mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr mbetjet”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/