Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kërpimeh të Podujevës janë gjetur katër granata dore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se është caktuar perimetri dhe se janë evakuuar qytetarët nga vendi ku janë gjetur granatat.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera (4 granata dore)”, ka thënë Flora Ahmeti./Telegrafi/