Telegrafi

Gjendet një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Pejë

Foto nga arkiva

Një mjet shpërthyese është gjetur mëngjesin e sotëm në Stacionin e Autobusëve në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për Telegrafin se mjeti shpërthyese janë gjetur rreth orës 05:45.

“Rreth orës 05:45 është gjetur një mjet shpërthyese, një granatë dore. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguru vendin. Njësiti për deminimi i FSK-së ka arritur ta largojë mjetin shpërthyes”, tha ai. /Telegrafi/