Site icon Telegrafi

Gjen kuletën me 335 euro, pejani e dorëzon në polici

Ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se qytetari F.S të dielën ka dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë.

Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale si: 335 euro, 20 dollar amerikan, kartela bankare dhe dokumente personale.

Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. /Telegrafi/

Exit mobile version