Përfaqësuesi i shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj në RTV Dukagjini ka fol për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilin tha se nuk e ka votuar.
Duke i përjashtuar pretendimet territoriale të Malit të Zi, Gjeloshaj nuk i përjashtoj edhe siç tha ai “kokat e nxehta” për pretendime të tilla.
“Ka brenda për brenda një korpus serbë që ende e ëndërron bashkimin me Serbinë. Unë nuk mendoj se Mali i Zi ka ndonjë kapacitet që mund të ketë pretendimet të tilla. Mirëpo, unë nuk mund të them 100% që nuk ka koka të nxehta edhe këndej”, tha ai.
Gjeloshaj duke fol për të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet fqinjë, pa dashur të që të përdorët gjuha e kushtëzimit, kërkoj që Shqipëria ta ndërlidh çështjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, me të drejtat e shqiptarëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cBRhtAEqO-o