Site icon Telegrafi

Gjelltoren e shfrytëzuan si bastore, në Skenderaj arrestohen tre të dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Foto: Ilustrim

Policia në Skenderaj, të martën ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Në njoftimin e Policisë thuhet se njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 25 janar 2022, kanë kane pranuar informatën se në një lokal në zonës e Skenderajt janë duke u organizuar lojëra të fatit.

“Policia ka arritur ta identifikojë vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin ‘Gjelltore’ dyshohej se ishin duke organizuar  lojëra fati. Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV,  një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas Policisë, personat e dyshuar F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj dhe pas procedurës se intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version